Burime nga Ora News: Dosja për politikanin I.M në dispozicion të krerëve të grupeve parlamentare
Burime për Ora News bëjmë me dije se kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka thirrur kryetarët e grupeve parlamentare dhe ju ka vënë në dispozicion dosjen e ardhur nga Autoriteteve i Dosjeve për politikanin I.M.
Lajmi u raportua nga gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi.
Sot në orën 9:00, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi një takim me Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla ku u njoh me informacionin që ka ardhur në Kuvendin e Shqipërisë nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), informoi PS.
Dje Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit deklaroi se ishte ndeshur me informacione dhe të dhëna mbi një personazh me profil të lartë politik.
Institucionit iu kërkua nëpërmjet postës elektronike që të verifikohej figura e shtetasit I. M. në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit.
Konstatimi u shqyrtua me përgjegjësi dhe materialet u bënë të njohura për të gjithë anëtarët e zgjedhur. Me vendimin nr. 321, datë 26.07.2022 të Autoritetit, të dhënat iu përcollën Kuvendit të Shqipërisë, informoi Autoriteti.
Për identifikimin e materialeve të tilla dhe informimin mbi to, Autoriteti kërkon të kthehet vëmendja te ndryshimet e ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” i ndryshuar dhe problematikat e vështirësitë e përsëritura në zbatimin e disa dispozitave.
Pas deklaratës së Autoritetit të Dosjes personi me inicilet I.M është nënkuptuar si ish presidenti Meta dhe në lidhje me këtë ka reaguar Tedi Blushi i cili ka kërkuar që të mos lodhë Kuvendin me këto çështje se ka çështje të tjera më të rëndësishme për t’u marrë si aferën skandaloze të inceneratorëve apo Marrëveshjen e Detit me Greqinë, por të bëjë publike çdo dosje dhe informacion të sigurimit të shtetit dhe gjithçka tjetër, përfshirë edhe procesverbalet e organizatës së rinisë të asaj kohe.

