Durrës, tentoi të kalojë kufirin me dokumente false, vihet në pranga 45 vjeçari

Është arrestuar një 45 vjeçar i cili tentoi të kalojë kufirin me dokumente false.

“U arrestuan në flagrancë, për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", shtetasin H. O., 45 vjeç, banues në Egjipt, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.