Incineratori i Tiranës, PD: Të përfshirë dhe shtetase ruse
Partia Demokratike denoncon se për incineratorin e Tiranës janë paguar deri më sot janë paguar 45 milionë euro vetëm për tu ndërtuar po ku shkuan paratë?
Përmes një deklarate për median nga selia e PD-së, Abi Malltezi ngre disa pyetje të cilave u nevojitet përgjigje ndërsa thotë se në këtë aferë janë përfshirë dhe shtetas rusë.
Abi Malltezi: “Ka mbi 3 vjet që paguhet 29 euro/ton mbetje dhe incinerator nuk ka. Edhe vetë sipas kontratës në fuqi duhej paguar 12 euro/ton. Nuk pranojmë më çmë duhet mua
Pse po paguajnë qytetarët e Tiranës prej 3 vitesh 29/euro ton ndërkohë që duhej të paguanin 12 euro derisa të funksiononte?
Kush gënjeu që kompania në Holandë kishte eksperiencë ndërsa ishte thjesht guackë.
Pse Edi Rama i dha një guacke 8 pikë bonus.
Pse u krijuan guacka bija, guacka nona guacka gjyshe
A kishte shtetase ruse që financonin në emër të guackës gjyshe
Kush shqiptar di të thotë se kush shkuan paratë e incineratorëve. Shtetas të huaj përfshi dhe shtetas rusë e dinë se ku kanë shkuar paratë.
Kush ndaloi autoritetet të veprojnë ndaj këtyre shkeljeve dhe të ndërpresin financimet për korrupsionin gjigand të incineratorëve"
Po sot në denoncimin e rradhës Monika Kryemadhi ka përgatitur një reportazh të gjatë sa i përket incineratorit të Tiranës ku publikon prova me të cilat akuzon Erion Veliajn për shkelje të ligjit.
