Fier, i vë zjarrin tokës së tij, djeg pemëtarinë dhe shkatërron rrjetin vaditës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2022, 10:22
Një 25 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se është përgjegjës për djegien e një sipërfaqeje me pemë frutore dhe shkatërrimit të rrjetit vaditës.
“U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Gj., 25 vjeç, banues në Vajkan, Fier, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, në fshatin Vajkan, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pemë frutore, në pronësi të shtetasve A. M. dhe Y. M., dhe është shkatërruar rrjeti i vaditjes në këtë sipërfaqe toke”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
