Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në qeveri. Deputetët ndërpresin pushimet, të enjten në Kuvend
Presidenti i ri Bajram Begaj nuk i është bërë pengesë kryeministrit Edi Rama, por ka firmosur me dekret propozimet e shefit të qeverisë për ndryshimet në qeveri.
Siç paralajmëroi Ora News, Presidenti Bajram Begaj firmosi sot dekretet për shkarkimin nga detyra e zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe emërimin në vend të tij të zonjës Belinda Balluku e cila mban dhe postin e ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës
Gjithashtu Bajram Begaj ka dekretuar edhe Majlinda Dhukën si Ministre Shteti, e cila do të drejtojë edhe negociatat me BE, detyrë që më herët e mbajti Zef Mazi.
"Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, pas administrimit të propozimeve të Kryeministrit dhe shqyrtimit të tyre, ka dekretuar shkarkimin e z. Arben Ahmetaj nga detyra si Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.
Presidenti i Republikës, ka pranuar propozimin duke dekretuar emërimin e zonjës Majlinda Dhuka si ministër Shteti dhe Kryenegociatore, si dhe emërimin e zonjës Belinda Balluku edhe në detyrën e Zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë" u njoftua nga presidenca sot në orën 14:00.
Deputët do te duhet të ndërpresin pushimet, për të marrë pjesë në seancën plenare të 28 majit pasdite për të shqyrtuar dhe votuar dekretët e Presidenti Begaj për mdryshimet në Qeveri.
Pas kësaj procedura Belinda Balluku dhe Majlinda Dhuka do te shkojnë në Presidencë për t’u betuar që të nisin zyrtarisht punën e tyre të re. Dhe më pas dy zyrtarët me detyrat ë reja do të festojnë në orën 19:00 së bashku me shefin e tyre në mitingun që do të mbahet në sheshin Skënderbej.
Më 25 korrik 2022 kryeministri Edi Rama përmes njoftimit në twitter njoftoi ndryshimet në qeveri ndërsa për integrimin, Edi Rama zëvendësoi Zef Mazin me të besuarën e tij Majlinda Dhuka.
Shkresat mbanin datën 24 korrik 2022, pikërisht dita kur u bë dhe ceremonia e betimit të presidentit Bajram Begaj dhe ish presidenti Ilir Meta i dorëzoi detyrën.
