Peqin, ndez zjarrin në tokën e tij por djeg pyllin

Një 59 vjeçar është proceduar penalisht sepse pasi ndezi zjarr në tokën e tij, u dogj një sipërfaqe e madhe pyjore.

“59 vjeçari me inicialet S. H., , banues në fshatin Trash, Peqin, dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, në fshatin Xherie, Cërrik, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore’, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.