Zjarri aktiv në fshatin Bogë, dhjetra forca me lopata drejt malit për të shuar flakët

Vijon operacioni për fikjen e zjarrit në fshatin Boge, Njesia Administrative Shkrel.

Flakët e zjarrit të ndihmuara dhe nga era e temperaturat e larta kanë përparuar në një sipërfaqe të madhe në zonën e mbrojtur.

Për lokalizimin dhe shuarjen e  zjarrit po marrin pjesë në operacion 30 forca të Repartit Ushtarak Vau i Dejës, 7 forca të MZSH, 10 forca nga Drejtoria Pyjore dhe 6 nga  Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër.

Personat që po marrin pjesë në operacionin e shuarjes së flakëve janë me lopata në duar për shuarjen e zjarrit.

Zjarri aktiv në fshatin Bogë, dhjetra forca me lopata drejt malit

Zjarri aktiv në fshatin Bogë, dhjetra forca me lopata drejt malit