I dehur në makinë. Detaji si Dorian Keqi ra në duart e policisë, vrasësi me pagesë i ish kreut të OST në Veri

Ora News ka mësuar detaje të reja nga arrestimi i Dorjan Keqit 49 vjecarit nga Kruja. Sipas burimeve të sigurta arrestimi i të cilësuarit si vrasës me pagesë erdhi pasi efektivët e policisë rrugorë kanë konstatuar në Lezhë  një automjet i cili lëviztë në mënyrë të dyshimtë.

Pas kontrollit policia ka konstatuar se brenda mjetit lëvizte Dorjan Keqi por pa arritur të identifikonin si vrasës me pagesë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pasi është kryer testi i alkoolit ka rezultuar në gjëndje të dehur dhe me pas është kryer arrestimi i tij për veprën penale të dhënies së automjetit në gjëndjë të dehur,  por ndërkohë që po bëhej gati masa e sigurisë ndaj tij në atë moment kanë ardhur edhe përgjigjet e gjurmëve të gishtërinjve të 40 vjeçarit nga Kruja.

Sipas analizave daltiloakopike ka rezultuar se personi i ndaluar për drejtim mjeti në gjëndje të dehur ishte vrasësi i Sajmir Jakut dhe autori i plagosjes së Gjergji Prengës në vitin 2016 në Rrëshen.

Për këtë arsye atij i është ndryshuar masa e arrestit ku tashmë do të përballet me akuza më të rënda.