Betohem! Bajram Begaj Presidenti i 8-të i vendit, Ilir Meta i dorëzon Presidencën me 21 të shtëna topi. Tusha i jep Kushtetutën

Kjo e dielë (24 korrik 2022) në Tiranën politike, ishte dita e presidentit, Bajram Begaj.  Me 78 vota të maxhorancës që mori me 4 qershor në Kuvend, ai u betua para ligjvënësve  se do të jetë bashkëpunues edhe me ata që nuk e mbështetën.

Begaj: Unë e njoh, e mbështes dhe e respektoj punën e qeverisë. Por përpjekja dhe dëshira nuk mund të justifikojnë asnjë dështim. Unë e njoh, e mbështes dhe e respektoj opozitën shqiptare dhe vlerat që ajo përfaqëson, por do të dëshiroja që asnjëherë të mos shihet konflikti përpara bashkëpunimit e të mos lutet dështimi përpara gjetjes së zgjidhjeve.

Presidenti i ri foli  për nevojën e unitetit  dhe e konsideroi detyrën si  përgjegjësi që vjen në një moment historik për Shqipërine evropiane, që sot e quajti premtim dhe nesër realitet.

Begaj: Të largohemi nga politika e konfrontimit dhe ta zëvendësojmë atë me politikën e dialogut dhe të bashkëjetesës, të ndërtojmë bashkërisht ura lidhëse midis klasave politike, shtetasve dhe shtetit.

Ceremonia e Presidentit u bojkotua nga Sali Berisha dhe një pjesë e deputetëve demokratë të cilët e konsideruan këtë akt jo si refuzim ndaj zotit Begaj, por ndaj kryeministrit Rama që sipas tyre ka marrë të gjithë pushtetet.

Pasi mori zyrtarisht në dorëzim detyrën nga parardhësi i tij Ilir Meta, në ceremoninë shtetërore të zhvilluar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" para selisë së Presidencës, Begaj foli për strategjinë e tij për Shqipërinë si kryetar shteti dhe komandant i Forcave të Armatosura.

Begaj: Në ushtrimin e mandatit tim, vëmendja ndaj çështjes së sigurisë kombëtare do të jetë gjithmonë e madhe në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët që janë të ngarkuar nga ligji.Të rishikojmë Strategjinë tonë të Sigurisë Kombëtare, për të pasur një reagim të menjëhershëm.Të sigurojmë jo thjesht mbrojtjen nga kërcënimi, por të punojnë për parandalimin e elementëve që kërcënojnë sigurinë e vendit tonë. Është përgjegjësi për të gjithëve ne, të mendojmë për adresimin e situatave me të cilat përballemi.

Betohem! Bajram Begaj Presidenti i 8-të i vendit, Ilir Meta i dorëzon

Në përfundim të fjalimit, Kreu i ri i Shtetit i shoqëruar nga familja hyri në Presidencë, ndërsa që andej u largua Ilir Meta, e ndjekur pak çaste më vonë dhe nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila të hënën pret bashkëshortin e saj në Konventën e partisë.

Betohem! Bajram Begaj Presidenti i 8-të i vendit, Ilir Meta i dorëzon

Ndërkohë të pranishmit në ceremoni u bënë pjesë e pritjes zyrtare në oborrin e  Presidencës.

Betohem! Bajram Begaj Presidenti i 8-të i vendit, Ilir Meta i dorëzon

Gjithçka ndodhi sot në Kuvend dhe Presidencë

Ora 19:53 Vazhdon festa në Presidencë, largohen Duma dhe Kryemadhi

Ora 19:45 Bajram Begaj merr zyrtarisht presidencën, futet brenda me familjen

Ora 19:43 Meta përshëndet duke bërë shqiponjën të pranishmit, Begaj e përcjell dhe bën parakalimin

Ora 19:30 Kryetarja e  Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, i dorëzon në mënyrë simbolike Kushtetutën presidentit Begaj

Betohem! Bajram Begaj Presidenti i 8-të i vendit, Ilir Meta i dorëzon

Ora 19:29 Ilir Meta dhe Bajram Begaj dalin nga Presidenca, ceremonia nis me ekzekutimin e himnit kombëtar

Betohem! Bajram Begaj Presidenti i 8-të i vendit, Ilir Meta i dorëzon

Ora 19:20 Kryeministri Rama mbërrin në Presidencë, dorë për dore me bashkëshorten Linda

Betohem! Bajram Begaj Presidenti i 8-të i vendit, Ilir Meta i dorëzon

Ora 19:13 Bajram Begaj futet në Presidencë, pritet nga Meta

Betohem! Bajram Begaj Presidenti i 8-të i vendit, Ilir Meta i dorëzon

Betohem! Bajram Begaj Presidenti i 8-të i vendit, Ilir Meta i dorëzon

Ora 19:04 Nikolla përcjell presidentin Begaj dhe familjen e tij nga Kuvendi, nisen drejt Presidencës

Betohem! Bajram Begaj Presidenti i 8-të i vendit, Ilir Meta i dorëzon

Betohem! Bajram Begaj Presidenti i 8-të i vendit, Ilir Meta i dorëzon

Ora 18:15 “Zoti e bekoftë Shqipërinë!” Begaj: Do të këmbëngul në bashkëpunimin e forcave politike

Ora 18:14 Begaj në Kuvend: E respektoj qeverinë dhe opozitën, por të shihet bashkëpunimi para konfliktit

Ora 18:12  Kryeparlamentarja Nikolla i uron punë të mbarë Presidentit dhe e shoqëron jashtë sallës, mbyllet seanca.

Ora 18:03 Betohet Presidenti i ri i Republikës Bajram Begaj. Pas betimit ekzekutohet himni kombëtar

Betohem! Bajram Begaj Presidenti i 8-të i vendit, Ilir Meta i dorëzon

Betohem! Bajram Begaj Presidenti i 8-të i vendit, Ilir Meta i dorëzon

Betohem! Bajram Begaj Presidenti i 8-të i vendit, Ilir Meta i dorëzon

Ora 18:03 Nis ceremonia e betimit në Kuvend, Nikolla lexon formulën

Ora 17:55 Edhe Basha në ceremoni, mbërrin i vetëm në Kuvend

Ora 17:55 Begaj me bashkëshorten dhe dy djemtë mbërrin në Kuvend, pritet nga kryeparlamentarja Nikolla

Betohem! Bajram Begaj Presidenti i 8-të i vendit, Ilir Meta i dorëzon

Betohem! Bajram Begaj Presidenti i 8-të i vendit, Ilir Meta i dorëzon

Ora 17:45 Bajram Begaj niset drejt Kuvendit

Ora 17:00 Axhenda e ceremonisë

Betohem! Bajram Begaj Presidenti i 8-të i vendit, Ilir Meta i dorëzon