Arrestohet "vrasësi me pagesë" i Saimir Jakut. Atentati ndaj Ish-drejtorit te Tensionit të lartë të Veriut ishte porositur nga një grup kriminal

40 vjeçari Dorjan Keqi nga Kruja është vënë në pranga nga Policia e Shtetit si vrasës i dyshuar me pagesë. Një prej krimeve të provuara, është ekzekutimi i ish drejtorit të OST, për veriun Saimir Jaku, në Shtator 2016, vrasje e cila sipas policisë ishte porosi e grupeve kriminale.

Gjashtë vjet nga atentati që iu bë ish drejtorit të Tensionit të Lartë në Veri të vendit, Saimir Jaku arrestohet autori i dyshuar.

Ai është 40 vjeçar Dorian Keqi një vrasës me pagesë i cili duket se e ka kryer atentatin për llogari të një grupi kriminal që vepron në qarkun e Lezhës. 

"Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se e ka kryer krimin e vrasjes së shtetasit Saimir Jaku, kundrejt pagesës. Porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë të identifikuar dhe nën hetim nga ana e Policisë. Për shkak të cilësisë së hetimit dhe të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjmë publike të dhëna të tjera për këtë çështje" deklaroi sot (26 korrik 2022) Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë Drejtues i Parë Vehbi Bushati, në konferencë për shtyp 

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “GJURMA”.

Atentati i 9 shtatorit 2016

Atentati ndodhi më datë 9 shtator 2016, në një lokal në qendër të qytetit të Rrëshenit, pak metra larg komisariatit,  ku viktima, Saimir Jaku kishte shkuar të pinte një kafe. Në atë kohë dëshmitarët okularë thanë se autorë kanë qenë dy persona dhe njëri i armatosur dhe i maskuar kishte dalë nga automjeti tip Benz dhe kishte qëlluar me bresheri automatiku në drejtim të Saimir Jakut. 33 vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme ndërkohë mbeti i plagosur miku i tij, Gjergj Prenga 50-vjeç nga Rrësheni i cili në momentin e ngjarjes po pinte kafe me viktimën.

Kontrolli në banesë

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Dorian Keqit, në kuadër të operacionit policor “GJURMA”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 21 aparate celulare dhe 6 mbajtëse të kartave SIM.

Akuzat

Në kuadër të hetimeve të kryera nga strukturat hetimore të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat e grumbulluara, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë nxorri urdhër ndalimi për këtë shtetas, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit". Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë e ligjor të kësaj ngjarjeje.

Ekzekutimi i Saimir Jaku, është pasuar me një seri vrasjes në qytetin e Rrëshenit dhe vende të BE, si pasojë e përplasjes së dy grupeve me influencë në qarkun e Lezhës.

Arrestohet "vrasësi me pagesë" i Saimir Jakut. Atentati ndaj
Viktima Saimir Jaku
Arrestohet "vrasësi me pagesë" i Saimir Jakut. Atentati ndaj
Viktima Saimir Jaku

Pamje nga vendi i ngjarjes në vitin 2016