Makina përplaset me trafikandarësen në Morinë - Kukës, vdes 40 vjeçari, plagoset bashkëshortja

Makina përplaset me trafikandarësen në Morinë - Kukës,
Rruga Morinë - Kukës

Një 40 vjeçar humbi jetën në autostradën Morinë – Kukës pasi humbi kontrollin e makinës tip "Volkswagen", dhe u përplas me trafikndarësen.

Ndërkohë bashkëshortja e tij 36 vjeçare,  pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kukësit, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti u shënua më 25 korrik 2022 afër fshatit Morinë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

40 vjeçari I.M nga fshati Shtiqen ndërroi jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës, Tiranë, informoi sot policia e Kukësit.