Fëmijët po digjnin një grumbull mbeturinash, përhapet zjarri në lagjen Zinxhira të Gjirokastrës

Një zjarr ka rënë në lagjen Zinxhira në qytetin e Gjirokastrës.

Reparti zjarrfikës ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve si dhe për të verifikuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe konstatuar dëmet e shkaktuara.

Mendohet se zjarri ka qene i shkaktuar nga dy fëmijë të komunitetit rom teksa ishin duke djegur një grumbull mbeturinash.