S'ka plazhe publike/ “Nisma Thurje”: Do të përshkallëzojmë protestën, më 30 korrik vendosim çadrat aty ku ne duam
Përfaqësues të Nisma Thurje janë mbledhur përpara Ministrisë së Turizmit. Ata kanë denoncuar zënien e hapzirave publike në plazhe.
“Janë zënë hapësira që na takojnë ne qytetarëve. Rrjeshti i parë i shezloneve i takon publikut. Në Durrës nuk na lanë zonja Ministre. Turp për ju që gënjeni se se plazhi publik ekziston.”
Ata publikuan një video ku ishin kërcënuar për tu larguar nga plazhi. Sakaq bënë me dije se protesta do të përshkallëzohet. Më datë 30 korrik do të mbahet një protestë detajet e së cilës do të tregohen në ditët në vijim.
Gjithashtu thanë se kauza nuk do të ndalet derisa plazhet të jenë të publikut.
"Sot vija bregdetare e jugut është bosh. Ju po e shkatërroni këtë vend përmes shkatërrimeve që po i bëni. Nuk zhvillohet turizmi në një vend ku vetë pronarët vriten mes tyre, duke përzënë qytetarët që vijnë me çadra, duke përzënë qytetarët e huaj. Për të gjithë ne që nuk duam të japim para por duam të vendosim çadrën tonë ata do të na përgjigjen me gjuhën e dhunës sepse gjuhën e drejtësisë nuk e kanë. Ndaj ne kemi vendosur të përshkallëzojmë protestën dhe denoncimet tona. Ne e kemi seriozisht. Kauza nuk ndalët, plazhet do të jenë të publikut. Le ti përzëmë nga plazhet ata që na kanë përzënë nga plazhet deri më tani. Më datë 30 korrik ora 08:00 mblidhemi dhe nisemi për të shkuar për ti shijuar plazhet private dhe për ti shijuar plazhet private dhe për ti kthyer në hapësira publike. Ne do t’ju lajmërojmë për iniciativat tona. Merrni me vete çadrat e plazhit a një kapele. Nisemi të gjithë bashkë të vendosim çadrat aty ku ne duam.”
