Tepelenë, theu masën "Arrest në shtëpi”, 40-vjeçari përfundon në prangat e policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2022, 11:09
Është arrestuar një 40-vjeçar i cili ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".
"40-vjeçari me inicialet I. H., banues në fshatin Izvor, Memaliaj, ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës", duke dalë jashtë banesës”, njofton policia.
Materialet në ngarkim të shtetasit I. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.