"Double strike"/ Ish polici kapet me snajper në makinë, në banesë i sekuestrojnë dhe pistoletë, dylbi e municione (Pamje)
Snjaper, pistoletë, karikatorë armë automatiku, dylbi nate janë disa nga objektet që I janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit në banesat e ish polumbarit të RENEA-s, Remal Rama dhe mikut të tij të cilët po lëviznin me një makinë tip benz me targa të huaja.
Operacioni i finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 1 dhe Forca e Posaçme "Shqiponja" u kodua “Double strike” .
Policia kishte marrë informacion në rrugë operative se në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit, në një automjet, po qarkullonin 2 shtetas të armatosur dhe kanë organizuar arrestimin.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- Remal Rada., 39 vjeç, banues në Tiranë;
- Elton Hithi, 28 vjeç, banues në Laknas, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Remal Rada dhe pasagjer shtetasin Elton Hithi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.
Çfarë iu sekuestrua?
Në vijim të kontrollit, në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Policia e Tiranës njofton se iu sekuestruan 1 armë zjarri snajper, 1 armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate terminale dhe një dokument policie.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.


