Goditet grupi kriminal në Greqi, arrestohen katër shqiptarë të përfshirë në 45 grabitje

Është goditur aktiviteti kriminal i një grupi prej 4 shqiptarësh në Greqi.

Ata jetonin në një strehë të fshehur ku dhe ruanin plaçkën e tyre në një pikë të paarritshme dhe të vështirë për t'u aksesuar.

Gjatë hetimeve të kryera, efektivët e policisë gjetën 1560 euro, 8100 lekë  si dhe pasuri të vjedhura, përfshirë një pushkë gjuetie dhe dy biçikleta, të cilat ishin përdorur nga autorët në vjedhjet dhe u sekuestruan.

Deri më tani janë zbardhur 24 vjedhje dhe tri vjedhje në tentativë në shtëpi, pesë vjedhje në magazina , shtatë vjedhje dhe një tentativë për motoçikleta dhe pesë vjedhje të motoçikletave . Ndaj katër autorëve, të cilët ndodhen në mënyrë të paligjshme në vend, u ngrit një kallëzim penal për vjedhje të rënda dhe shkelje të ligjeve për të huajt dhe armët, të cilët u dërguan në Prokurorinë e Plimmeliodikit të Janinës.

Vlera e sendeve të plaçkitura arrin në 30 mijë euro, sipas autoriteteve greke.