Helikopteri nuk mjafton! "Luftë" me lopata për zjarret që po djegin pyjet e pemët
Helikopteri i ushtrisë nuk po mjafton për të vënë nën kontroll zjarret që po djegin pyje dhe pemë frutore. Këtë të martë vatra aktive kishte sërish nga jugu në veri.
Një helikopter i ushtrisë nga ajri, forca zjarrfikëse, emergjencave civile dhe vullnetarët nga toka vijojnë aksionin për të fikur zjarret që vijojnë prej ditësh në zonën e Kepit të Rodonit.
Por temperaturat e larta dhe terreni dhe era që favorizon përhapjen e flakëve po vështirësojnë punën.
Aktiv mbetet edhe zjarri në Zgërdhes të Krujës, që ka përshkuar dhjetra hektarë duke dëmtuar disa qindra rrënjë ullinj.
Situata gjatë të hënës ishte kritike dhe u normalizua vetëm pas ndërhyrjes me helikopter.
Më në veri, zjarret në Orosh të Mirditës dhe Bogë të Malësisë së Madhe po djegin pyjet.
Për ti vënë nën kontroll, krahas zjarrfikesëve jaën angazhuar edhe forcat e ushtrisë, por terreni i vështirë gati e pamundëson ndërhyrjen.
Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje nga ajri, pasi zjarri po përhapet me shpejtësi.
Një shtëpi e banuar dhe dhe rreth 25 hektarë me shkure e pemë u dogjën në Selenicë të Vlorës.
Me kazma e lopata zjarrfikesit arritën të shuajnë zjarret në Pyjet e Maliqit ku zjarrvënia dyshohet se ishte e qëllimshme.


