FOTO/ Ky është Dorian Keqi, i arrestuar si vrasësi me pagesë i Saimir Jakut, ish drejtorit të OST-së për Veriun

Ora News siguron foton e Dorian Keqit, të arrestuarit si autori i vrasjes së ish drejtorit të Tensionit të Lartë në Veri të vendit, Saimir Jaku dhe plagosjes së mikut të tij Gjergj Prenga

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë Drejtues i Parë Vehbi Bushati tha se vrasja ishte kryer kundrejt pagesës dhe se porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë të identifikuar dhe nën hetim nga ana e Policisë.

Atentati ndodhi më datë 9 shtator 2016, në një lokal në qendër të qytetit të Rrëshenit, pak metra larg komisariatit,  ku viktima, Saimir Jaku kishte shkuar të pinte një kafe. Në atë kohë dëshmitarët okularë thanë se një person i armatosur dhe i maskuar kishte dalë nga automjeti tip Benz dhe kishte qëlluar me bresheri automatiku në drejtim të Saimir Jakut. 33 vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme ndërkohë mbeti i plagosur miku i tij, Gjergj Prenga 50-vjeç nga Rrësheni i cili në momentin e ngjarjes po pinte kafe me viktimën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Dorian Keqit, në kuadër të operacionit policor “GJURMA”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 21 aparate celulare dhe 6 mbajtëse të kartave SIM.

FOTO/ Ky është Dorian Keqi, i arrestuar si vrasësi me pagesë
Dorian Keqi
FOTO/ Ky është Dorian Keqi, i arrestuar si vrasësi me pagesë
Saimir Jaku
FOTO/ Ky është Dorian Keqi, i arrestuar si vrasësi me pagesë
Saimir Jaku