Shisnin pasaporta false për 3500 £ në Britani, Dailymail ekspozon grupin e shqiptarëve, publikohet VIDEO

Mashtruesit shqiptarë po shesin pasaporta të sofistikuara false britanike në internet për 3,500 £, zbuloji Daily Mail përmes një investigimi.

Ato përdornin fotografi të Mbretëreshës dhe Pallatit të Buckinghamit në mediat sociale për të reklamuar pasaporta të cilat përfshijnë çipa biometrikë me 'cilësi të lartë' të nevojshme për të kaluar kontrollet kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Falsifikimet përmbajnë filigranë, hologramë dhe veçori sigurie fluoreshente të dukshme vetëm nën dritat ultravjollcë gjatë kontrolleve në skanerët e aeroportit.

Agjenti me bazë në Mbretërinë e Bashkuar i ofroi një gazetari të fshehtë të DailyMail një pasaportë britanike të falsifikuar për 3,500 £ dhe një pasaportë të BE-së  e cila mund të përdoret gjithashtu për hyrje të paligjshme këtu, për 2,000 £.

Ai tha: ‘Shumë njerëz erdhën në këtë mënyrë. Çfarëdo që ju pëlqen. Ju pëlqen francezja? Ju pëlqen britanikja? Ju pëlqen italiania? Gjithçka.'

Falsifikuesi i pasaportave reklamoi përmes videove në TikTok, disa me mbi 17,000 shikime, duke thënë në shqip:

‘Të kontaktojë kushdo që është i interesuar për pasaporta evropiane të përshtatshme për të kaluar në Angli.’

Gazetari i Mail  duke u paraqitur si dikush që shpreson të marrë të afërmit në Britani kontaktoi shefin e bandës ‘Nic’.

Ai e vuri në kontakt gazetarin tonë me kushëririn e tij, i cili tha se tani jeton në Birmingham pasi mbërriti me një pasaportë false.

 Ai tha: ‘Unë mora të njëjtën pasaportë dhe tani jam në Britani.’

Shqiptari shtoi se kushëriri i tij në Shqipëri ishte një operator ‘serioz’ dhe kishte bërë pasaporta false që përmbanin çipa biometrikë për t’u siguruar që do të kalonin skanerët e sigurisë. Ai shpjegoi:

"Në mini-çip keni të gjitha informacionet: emrin, kombësinë, datën e lindjes, sa i gjatë jeni, mbiemrin."

Ai dërgoi video të kushëririt të tij duke bërë pasaportat.

Një tjetër falsifikues reklamon “pasaportat më të reja në treg me të gjitha elementet e sigurisë” përmes një grupi në shërbimin e mesazheve Telegram.

Postimet përfshijnë një video të një pasaporte të rreme në Mbretërinë e Bashkuar të një gruaje duke u bërë dhe skanuar përmes një kompjuteri, me titull:

"Pasaportë angleze me çipa dhe të dhëna të cilësisë super të lartë që shfaqen në sistem".

Banda i tha gazetarit të infiltruar se pasaportat e Mbretërisë së Bashkuar janë në çmim dhe shiten për 3,500 £, plus tarifat e dorëzimit. Mashtruesit po shesin pasaporta evropiane për 2,000 £  dhe thanë se versionet e rreme sllovene janë të njohura gjithashtu.

Dr Ben Greening, nga Migration Watch UK, tha:

"Ky është një konfirmim tronditës i sofistikimit me të cilin kriminelët tani po kryejnë tregtinë e tyre të falsifikimit. Ideja që dikush mund të blejë një pasaportë të falsifikuar britanike për 3,500 £ tregon për hapjen dhe zgjerimin e vrimave në sigurinë kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.

Nëse qeveria nuk merr seriozisht zbatimin e ligjit dhe kontrollin e kufirit, ky kërcënim ka potencial të rritet, me një rrezik përkeqësimi të sigurisë për familjet në Mbretërinë e Bashkuar.'

Pas denoncimit të Mail, Tik Tok u mbylli llogaritë e tyre raporton Daily mail.