“Prokurorit i është ofruar post për të mbyllur dosjen e teatrit", Aleanca për Teatrin: Të hetohet penalisht Edvin Kondili

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pranë GJKKO paraqiti parashtrimet lidhur me mosmarrjen e hetimit për prokurorin Edvin Kondili.

Avokatja Adriana Kalaja u shpreh se prokurorit Edvin Kondili po i bëhet ofertë në funksion të ngritjes së tij në karrierë që të mbyllë dosjen e teatrit.

Adriana Kalaja: Kemi ankimuar vendimin e prokurorit Vladimit Mara për mos fillim të hetimit penal për kallëzimin e bërë ndaj prokurorit Edvin Kondili i cili ka prej dhjetorit të 2019 të gjithë dosjet që i takojnë çështjes së teatrit. Ne sot depozituam parashtrimet tona. Vendimi i prokurorit Vladimir Mara duhet të prishet dhe të fillojë procedimin penal ngaj prokurorit Edvin Kondili i cili prej më shumë se dy vitesh mban në mënyrë të pajustifikuar pa hetim, pa masë procedurale lidhur me sekuestron e truallit, projektit, fundit të miratuar për fillim të punimeve të teatrit të ri. Këto veprime janë konsideruar si vepra penaler. Vepra penale e shpërdorimit të detyrës lidhet ,me veprimet ose mosveprimet e prokurorit i cili nuk ka bërë asnjë hetim për zbardhjen e kësaj vepre penale dhe me aferën korruptive që lidhet me ndërtimin e teatrit të ri. Kjo aferë ka filluar në 2018 me ligjin special që dhe pse u ndryshua në vjeshtën e vitit 2018 u shpall antikushtetues.

"Ne kemi ngritur disa pyetje që kërkojnë përgjigje. Ne mendojmë se është në një presion nga zyrtarët. Të kallëzuarit tanë janë kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj dhe të gjithë zyrtarët e tjerë që lidhen me aferën korruptive të ndërtimit të teatrit të ri. Nga ana tjetër ne kemi informacione që prokurorit Edvin Kondili po i bëhet ofertë në funksion të ngritjes së tij në karrierë që të mbyllë dosjen e teatrit. Ne jemi të vendosur që çfarëdo oferte që ti bëhet zotit Kondili, çfarëdo veprimi të marri zoti Kondili ne do të zbatojmë dispozitat ligjore, do ta ndjekim jo vetëm në gjykatat shqiptare por dhe në ato ndërkombëtare. Jo vetëm duhet të kishin filluar hetimet por SPAK duhet të kishte dalë me një masë arresti", u shpreh avokatja Adriana Kalaja.