Korçë, po vuan dënimin në burgun e Drenovës për drogë, i djegin për herë të dytë makinën (Video)

Një automjet ka marrë flakë mbrëmjen e djeshme (25 korrik) në Korçë.

"Rreth orës 23:55, në lagjen nr. 17, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip "Benz". Zjarrvënia e makinës natën e kaluar dyshohet të jetë e qëllimshme", njofton policia.

Pronari i makinës është shtetasi Arjan Zengo i cili është emër i njohur për policinë e Korçës.

Aktualisht ai vuan dënimin në burgun e Drenovës për drogë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nga policia po punohet për identifikimin e autorëve.

Është hera e dytë që i digjet makina të njëjtit person.