Balliu: PD do të shkërmoqë qeverinë e Ramës, Kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi për krimet që ka bërë

Demokrati Klevis Balliu, ka komentuar rikthimin e Ilir Metës në LSI, pas përfundimit të mandatit të presidentit.

Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Besmira Pelushaj, Balliu tha se PD dhe LSI ka treguar se dinë të bëjnë parti dhe opozitë bashkë ndërkohë ka shtuar se ka ardhur koha që qytetarët të kenë rol aktiv në  politikë bërje.

Klevis Balliu: PD dhe LSI kanë treguar që jo vetëm dinë të bëjnë parti së bashku por edhe të bëjnë opozitë së bashku. Mendoj se ka ardhur momenti që qytetarët të kenë një rol më aktiv, jo vetëm një zgjedhje por edhe në politikë bërje. Ne duhet të jemi në gjendje si shoqëri të krijojmë parti politike së bashku. Nuk është çështja vetëm të rrojmë qeverinë, por duhet të ndërrojmë shtetin së bashku.

Sipas tij nga bashkimi i PD me LSI është i shqetësuar vetëm Edi Rama.

Klevis Balliu: I vetmi që është i shqetësuar nga ky aksion i përbashkët të qytetarëve është Edi Rama.  Këta të harrojnë që shqiptarët gënjehen nga arrestimet dhe shkarkimet që organizon vetë Rama.

Arkitekti i a ferave korruptive dhe parave të qytetarëve shqiptarë ka emër dhe i pari është Edi Rama, Ëngjëll Agaçi e të tjerë.

Më tej Balliu u shpreh se: PD do të shkërmoq qeverinë e Edi Ramës, në çdo cep. Kudo që ai kërkon të vjedh qytetarët shqiptarë PD do të jetë aty. Jemi gati për zgjedhjet lokale, por ajo që ka rëndësi është se Rama duhet mbajë përgjegjësi për krimet që ka bërë. Është shkatërruar një brez i tërë.