Balliu: Begaj i vetmi president që s’përmendi Kosovën në fjalimin e tij, u vendos në krye të shtetit për detyrat e Ramës

Bajram Begaj, ditën e djeshme (24 Korrik) u betua si President i Republikës së Shqipërisë, post të cilin do e mbajë për 5 vitet e ardhshme.

Në një intervistë për RTV ORA, me gazetaren Besmira Pelushaj, Balliu tha se është hera e parë në histori që një President të emërohet nga Kryeministri.

Sipas Balliut, Begajt i është ky pozicion për të kryer detyrat e Kryeministrit Edi Rama që ish-presidenti Ilir Meta i kundërshtoi.

Klevis Balliu: Presidenti është i emëruar nga PS. Është hera e parë që një president emërohet nga kryeministri. Nuk kemi votë. Ky njeri pranoi të bëhej president  pa votat dhe konsensusin e opozitës. Kjo tregon interesin dhe dashurinë e tij për një karrige dhe jo se sa i dobishëm është ai për vendin. Ai ka zero rëndësi për vendin, për Kushtetutën, për institucionin e presidencës.

Ai ka rëndësi vetëm për Ramën dhe qeverinë e tij. Atij i është ai pozicion për të kryer disa detyra që i duhen Edi Ramës. Detyra të cilat jo vetëm që nuk i bënte kurrë Ilir Meta, por ai i ndaloi, siç ishin ndryshimi i kufijve të Kosovës, shitja e detit, kapja e Gjykatës Kushtetuese njëkohësisht de denoncime të forta që kanë ardhur nga Meta për sa i përket incineratorëve.  Një dështim i madh është për Edi Ramën, i cili ngriti në këmbë gjithë fuqitë lobuese për ta larguar Ilir Metën, por ai iku atëherë kur tha se do ik. Rama u tregua i pafuqishëm përballë Metës.

Ai tha se është një dramë që institucioni i presidentit sot nuk përfaqëson shtetin. Balliu tha se Begaj është presidenti i parë në Shqipëri që në fjalimin e tij nuk përmend Kosovën.

Klevis Balliu: Është një dramë që institucioni i shtetit sot, nuk përfaqëson më shtetin, dhe këtë e tregoi fjalimi teje bosh i Begajt. Është presidenti i parë që nuk përmend Kosovën, sepse nuk ia lejonte shefi. Jetojmë në një moment ku çdo qytetar shqiptar ke zero siguri për jetën.