Ura e Metoqit ngre në këmbë PD-në/ Fermerët: Bëjmë çdo ditë 50 km më shumë kur nafta kushton 260 lekë për litër

Partia Demokratik ka denoncuar mos restaurimin e urës e cila lidh tokat bujqësore të fermerëve në fshatrat Metoq e Gjashtë në Sarandë. Për fermerët të cilët u ngritën në protestë këtë të diel koha dhe shpenzimet e naftës janë mjaft shqetësuese. Banorët e kontaktuar nga kryedemokratja e Sarandës akuzojnë bashkinë se i ka përdorur vetëm për të marrë votat e nuk i përgjigjet nevojave të tyre.

Fermerët e fshatrave Metoq dhe Gjashtë në Sarandë kanë protestuar pasi prej 7 muajsh ura e cila lidh fushat e tyre të mbjella me misër, është amortizuar duke u bërë e pakalueshme nga automjetet e punës.

Kjo bën që fermerët të udhëtojnë rreth 50 km rrugë më shumë çdo ditë duke shtuar kostot.

Fermerët kërkojnë që Bashkia të investojë sa më parë.

Ura e Metoqit ngre në këmbë PD-në/ Fermerët:

“ Janë kilometra të tëra për të bërë. Në një kohë që litri i naftës është 260 lekë ne na lidh dhe kostoja e distancës në kilometra. Këtu banon një komunitet që dihet nga Bashkia. Këta vijnë marrin votat dhe ikin.”

“Te kjo urë kalohet me frikë të madhe. Shihe ujin që mbushin. Njerëzit mbushin ujin atu e marrin me krahë dhe shkojnë te shpua sepse nuk ka ujë.”

Ura e Metoqit ngre në këmbë PD-në/ Fermerët:

Protestës së banorëve iu bashkua edhe Kryetarja e degës së Partisë Demokratike në Sarandë Manjola Nikollo. Ajo u shpreh se nuk ka ende asnjë informacion nga Bashkia e Sarandës nëse ekziston një projekt ndërtimi për urën, në cilën fazë ndodhet ajo dhe me çfarë fondi do të investohet.

“Kjo urë kërkon një rikonstruksion  të plotë të saj, e cila kërkon një fond nga Bashkia, një projekt të miratuar dhe më pas të zbatohet ashtu siç duhet. I bëj thirrje të jenë transparentë me këta banorë, mos t’i mbajnë me shpresa të kota. Nëse ka një fond Bashkia për ringritjen e kësaj ure ta bëj transparentë.”

Ura e Metoqit ngre në këmbë PD-në/ Fermerët:

Zonja Nikollo vuri në dukje gjithashtu se fermerët e Sarandës nuk kanë marrë asnjë subvencion për naftën edhe pse kanë plotësuar të gjithë dokumentacionin.

Ura e Metoqit ngre në këmbë PD-në/ Fermerët: