Fluks në portin e Durrësit, 10 mijë pasagjerë hyjnë në vend gjatë fundjavës

Një fluks pasagjerësh të cilët kanë hyrë në vendin tonë përmes portit të Durrësit është vërejtur edhe gjatë kësaj fundjave.

Numri i pasagjereve të ardhur në pikun e sezonit turistik në Durrës për ditën e sotme parashikohet të shkojë afersisht në 6000 vetë.

Me 3 tragetet që hynë në këtë port në orët e para të ditës, kanë ardhur nga shteti fqinj Italia rreth 3166 pasagjerë, me 1206 mjete.

Në orët e mëvonëshme pritet të vijnë edhe 2 tragete me kapacitet të madh transporti pasagjerësh.

Një ditë më parë në këtë port arritën rreth 4039 pasagjerë dhe 1456 mjete.

Duke e çuar numrin e pasagjereve për fundjavë që hynë në Shqipëri përmes portit të Durrësit  në rreth 10.000 vetë.