Aksident në aksin e autostrades Milot-Thumanë, një i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2022, 09:02
Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e para të mengjesit (24 korrik) në aksin e autostradës Milot- Thumanë, pranë Fushë Gjormit në Kurbin.
Si pasojë e aksidentit drejtuesi i autoveturës ka mbetur i plagosur.
Ai ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.
Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes po heton shkaqet e aksidentit.
