Vijojnë përgatitjet për ceremoninë e betimit të presidentit të ri, shikoni pamjet
Po vijojnë përgatitjet për ceremoninë e betimit të presidentit të ri.
Sot pritet të betohet dhe të marrë detyrën e kreut të ri të shtëtit Bajram Begaj I cili do të zëvendësojë në postin e kreut të shtetit Ilir Meta.
Në orën 18:00 Bajram Begaj do të shkojë në Parlament ku do të betohet përpara deputetëve të cilët e kanë zgjedhur më 4 qershor me 78 vota.
Pasi të lezojë Kryetarja e Kuvendi, Nikolla formulën e betimit me me betimin e tij merr dhe postin e kreut të shtetit. Më pas ai do të mbajë dhe fjalën e tij siç është traditë.
Deputetët e grupit parlamentar të cilët mbështesin zotin Alibeaj kanë bërë me dije se do të m,arrin pjesë në parlament pavarësisht se me datë 4 korrik nuk morën pjesë në seancë plenare. Rithemelimi deri tani nuk ka vendosur nëse do të jetë I pranishëm. Burime për RTV ORA bëjnë me dije se Berisha dhe së bashku me deputetët që e mbështesin nuk do të jetë i pranishëm në këtë seancë plenare.
Pas betimit në seancë plenare Begaj nga parlamenti do të drejtohet drejt presidencës ku do të pritet nga Meta. Më pas ato do të dalin nga Presidenca për tu drejtuar drejt podiumit të në të cilit është vendosur të mbahet ceremonia, përballë institucionin të presidencës.
Në orën 19:30 do ët këndohet himni kombëtar më pas i shoqëruar me 21 të shtëna topi i ndarë në 30 sekonda nga njëri-tjetri.
Më pas kryetari i Gjykatës Kushtetuese do ti japë në mënyrë simbolike kushtetutën.
