Izolohen fermerët e misrit, Protestë në Metoq të Sarandës për urën e shembur prej 8 muajsh

Metoqi në Sarandë është  një fshat I njohur për kultivimin e misrit. Tashmë që po afron koha e të korrave, fermerët janë në vështirësi për shkak të një ure të shembur prej 8 muajsh. Shembja e Urës së Metoqit disa muaj më parë ka lënë në vështirësi banorët e fshatit në Sarandë.  Në vazhdimësi ata kanë kërkuar ndërhyrje, ndërsa sot u ngritën në protestë.

Kjo urë që qëndron e dëmtuar prej 8 muajsh ngriti në protestë fermerë nga fshatrat Metoq e Gjashtë në Sarandë.

“Për një rrugë është gjynah të vuaj ky popull. “

“Te kjo urë kalojmë me frikë të madhe.”

“Ne jemi 20 familje këtu dhe jemi bllokuar fare. “

Pas dëmtimit të saj fermerët dhe banorët duhet të përshkojnë kilometra të tëra përmes fshatit Çukë pët të mbërritur në ara.

Këtë rrugë ata duhet ta bëjnë disa herë në ditë.

“S’kanë ku të kalojnë, s’kanë si të menaxhojnë për aktivitetin e tyre në qytet, por i bien rreth e qark. “

Saranda është prodhueset më të mëdha të misrit dhe pas një muaji nis fushata e korrjeve.

Fermerët duhet të paguajnë kamionet dhe kombanjat me kosto të shtuar për shkak të rrugës.

Ndaj thonë së ketë vit do të rrisin çmimin e misrit.

“Me traktora, me zetora, me makina që vejmë nëpër fushë, me të gjitha rritet kostoja 3 fish."

Fermerët thonë se në dyert e Bashkisë së Sarandës kanë trokitur disa here, por Adrian Gurma i ka braktisur.

“Kemi detyrime në shtet i paguajmë një për një."

“Ura duhet të ndërtohet urgjentisht, jo të vijnë vetëm për vota se nuk ua kemi borxh.”

Organet kompetente akoma nuk kanë marrë masa dhe nuk kanë zhvilluar as fazën e parë të projektimit të kësaj ure.

Për fermerët e Gjashtës dhe Metoqit kultivimi i misrit është ndër të vetmet mundësi të ardhurash.

Rritja e çmimit të  karburantit dhe mungesa e urës thonë se u ka shtuar kostot.