Lushnjë/ I vuri zjarrin tokës së tij, për pasojë u dogjën sipërfaqe toke me ullinj, procedohet penalisht autori
Një 50 vjeçar në Lushnje është proceduar penalisht pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ullinj.
Sipërfaqja e tokës së djegur, mësohet se është në pronësi të shtetasve E. M. dhe P. M.
"Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. S., 50 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të shtetasve E. M. dhe P. M."- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
