Vlorë/ Sherr për parkimin tek Uji i Ftohtë, qëllon me pistoletë në ajër e i ikën policisë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme (24 Korrik) në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. 

Burime për Ora News, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të vilave qeveritare ku shkak është bërë një vend parkimi. Nisur nga konflikti një person ka nxjerrë armën tip pistoletë dhe ka qëlluar në ajër, dhe për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

“Sot, rreth orës 12:00, në afërsi të tunelit në "Uji të Ftohtë", si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.”- njofton policia.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar nga Policia menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

Ndërkohë Ora News, sjell dhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Vlorë/ Sherr për parkimin tek Uji i Ftohtë, qëllon me