4 të plagosur në Milot-Fushë-Krujë/ 2 aksidente në superstradë, një shofer humb këmbën
4 persona kanë mbetur të plagosur në dy aksidente të ndryshme të ndodhura këtë të diele në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë. Të paktën një shofer mësohet se ka humbur këmbën, ndërsa 3 të plagosurit e tjerë ndodhen të gjithë në gjendje të rëndë shëndetësore.
3 makina u përplasën paraditen e së dielës në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.
Përplasja ishte e fortë, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se njëra nga makinat është shkatërruar plotësisht.
Policia njoftoi se 3 drejtuesit e mjeteve u plagosën, ndërsa burimet saktësuan se njëri prej tyre ka humbur këmbën, ndërsa dy të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e shoferit Reshat Nihani i cili ka goditur makinën e Halil Cakonit, e më pas në aksident është përfshirë edhe makina që drejtohej nga ErjonNeziraj.
Një tjetër aksident u shënua mëngjesin e së dielës në autostradës Milot- Thumanë pranë Fushë Gjormit në Kurbin.
Drejtuesi i një autoveture ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat anësore, dhe duke marrë plagë të rënda.
Aksident në aksin e autostrades Milot-Thumanë, një i plagosur
24 Korrik, 09:02
Ai u dërgua për mjekim me të specializuar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore
89 persona kanë humbur jetën në aksidentet rrugore nga janari i këtij viti deri në fund të qershorit, në 581 aksidente që janë shënuar në vend.

