Aksidenti i trefishtë në Fushë Krujë-Mamurras, 30-vjeçari humb njërën këmbë

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele (24 Korrik) në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë. ku si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se një 30-vjeçar i identifikuar S.H ka humbur njërën këmbë si pasojë e aksidentit të rëndë.

Të tre të plagosurit janë transportuar te spitali i Traumës ku po marrin mjekim.

Ndërkohë në fotot e siguruara nga Ora News, shihet se makinat janë bërë copë-copë. 

Njoftimi i policisë

Rreth orës 10:45, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin R. N., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin H. C., në aksident është përfshirë dhe një automjet tjeter me drejtues shtetasin E. N.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.