Rikthehet në LSI? Meta në ditën e fundit si president: Një agim i ri nis nesër që do të rikthejë demokracinë
Ilir Meta ditën e sotme do i dorëzojë detyrën Bajram Begajt i cili do të jetë presidenti i Shqipërisë për 5 vitet e ardhshme.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, teksa ka thënë se ishte privilegj të shërbente si kreu i shtetit ka biseduar dhe me qytetarët.
Meta është shprehur se ditën e nesërme do të jetë një agim i ri që sipas tij do të rikthejë demokracinë dhe llogaridhënien.
Nikoll Njeci: Respekt, Beteja të forta të presin
Ilir Meta: Padiskutim i dashur Nikoll, beteja të forta kemi përpara. Por a mund të rrish në maja pa bërë edhe pak malore. Malet tona më të larta
Luigj Shkodrani: Rrugë të mbarë në rrugëtimin tuaj të ri për një opozitë të fortë. Vetëm përpara. Respekt
Ilir Meta; Pa merak Lugj. Një agim i ri nis nesër që do të rikthejë Demokracinë dhe Llogaridhënies
