“Çmontimi” i shtetit, eksperti: Hacker-at kanë marrë të dhëna, publikojnë shkresa dhe emaile institucionesh

Çdo dokument i shtetit shqiptar, informacion sekret, shkresë, email zyrtar, tashmë ndodhet në duart e hacker-ave të huaj, të cilët përgjatë 1 jave me radhë, mbajtën nën kontroll portalin e-Albania dhe kanë shkarkuar gjithçka ndodhej aty, ndërsa ka nisur dhe publikimi i tyre. Ndërsa qeveria nuk mban asnjë përgjegjësi, Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se sulmi kibernetik po rezulton një akt i mirëfilltë terrorist, me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare.

“Nuk mund dot të marrim nëpër gojë dy shtete. Ky sulm I fortë kibernetik ka treguar forcën e sistemit tonë sepse rënia e sistemit në një moment të caktuar është diçka që ndodh dhe në SHBA. Brenda kësaj fundjave të gjithë sistemimin pas bombardimit” u shpreh Rama në një deklaratë më 21 korrik 2022.

Përtej kësaj deklarate të Kryeministrit Edi Rama i cili 6 ditë më parë pohoi se e ka gjetur armikun kibernetik, por thotë se nuk e tregon, pasi nuk do që ta përgojojë, në fakt sulmi kibernetik po rezulton një akt i mirëfilltë terrorist, me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare.

Është ky vlerësimi i ekspertit të kriminalistikës Ervin Karamuço i cili ka ngritur alarmin se hackerat kanë marrë të dhëna nga sulmi kibernetik ndaj e-Albania, që zgjati rreth 1 javë, duke paralizuar funksionimin e shtetit.

Pre e sulmit kibernetik ranë edhe disa faqe ministrish dhe agjencish shtetërore.

Pasi kanë administruar dokumentet e shtetit shqiptar, hackerat kanë nisur nga puna t'i publikojnë të dhënat që kanë në dorë.

Prej dy ditësh faqja “Homeland Justice”, po shpërndan me anë të videove dhe fotove disa dokumente që i përkasin institucioneve shtetërore shqiptare.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale eksperti Karamuço Karamuço sjell disa nga dokumentet që janë bërë publike nga vetë hackerat,në faqen e internetit homelandjustice.ru, ndërsa thotë se fatkeqësisht sulmi kibernetik po rezulton një akt i mirëfilltë terrorist me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare. Karamuço jep alarmin se me qindra shkresa zyrtare dhe emaile institucionesh po publikohen nga një faqe anonime, duke vërtetuar një rrjedhje masive të dhënash shtetërore.

Qeveria nuk ka pranuar zyrtarisht që nga sulmi kibernetik janë marrë qindra dhe mijëra dokumente shtetërore.

Por një email i dërguar AKEP-it nga Autoriteti për Sigurinë Kibernetike (AKCESK) dhe AKSHI, kërkohet mbyllja e menjëhershme e domainit homelandjustice.ru në Shqipëri.

Siç edhe lexohet në dokument, AKCESK dhe AKSHI i kërkojnë AKEP-it mbylljen e menjëhershme të domainit “Homeland Justice”, pasi sipas këtyre institucioneve, kjo faqe po përhap informacione keqdashëse.

Dhe në një kohë që publikimi i të dhënave vijon të denoncohet është koha dhe momenti që institucionet shqiptare të informojnë qytetarët se sa e rrezikuar është siguria kombëtare, pasi mendohet se shkresat që mund të jenë publikuar mund të shkaktojnë pasoja edhe më të rënda për shtetin shqiptar.