Aksident në Thumanë-Fushë Krujë, përplasen 3 makina, plagosen tre shoferët

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë rreth 3 makina, dhe si pasojë janë plagosur tre persona.

Aksident në Thumanë-Fushë Krujë, përplasen 3 makina,

Policia bën me dije se rreth orës 10:45, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin R. N., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin H. C., në aksident është përfshirë dhe një automjet tjeter me drejtues shtetasin E. N.

Të tre janë transportuar te spitali i Traumës, sakaq bëhet me dije se një 30 vjeçar ka humbur këmbët. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksident në Thumanë-Fushë Krujë, përplasen 3 makina,

Ora News ka siguruar dhe foto nga vendi i ngjarjes ku shihet se makinat janë bërë copë-copë.

Aksident në Thumanë-Fushë Krujë, përplasen 3 makina,