Lezhë, përshtati lokalin për përdorin të lëndëve narkotike, arrestohet pronari dhe 2 kamarierët

Është goditur një rast i përshtatjes së lokalit për përdorimin e lëndëve narkotike.

Si rezultat është vënë në pranga administratori i lokalit 41 vjeçari me inicialet K. P., banues në Zejmen, dhe 2 kamarierët 24 vjeçari me inicialet A. A., banues në Lezhë dhe 55 vjeçari S.S., banues në Milot.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe përshtatjes së lokaleve për përdorimin e lëndëve narkotike, bazuar në informacione policore se në një lokal në Zejmen, kishte lëndë narkotike, menjëherë nga shërbimet policore është ushtruar kontroll në këtë lokal, ku janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.