Fatmir Mediu darkon me zyrtarë të SHBA, Britanisë dhe Kanadasë, ja çfarë diskutuan
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka darkuar mbrëmjen e djeshme me zyrtarë të SHBA, Brianisë dhe Kanadasë
Ka qenë vetë Mediu që ka bërë me dije lajmin, në një postim në rrjetet sociale, ku dhe ka ndarë foto takimet.
Mediu tha se së bashku kanë diskutuar për tregtinë kombëtare, shqetësimin e përbashkët rus dhe kinez në rajon.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të kisha mysafir për darkë, miq të jashtëzakonshëm nga SHBA: Kanada dhe UK.
Gjeneralët Ëesley Clark dhe Jim Jones të dy ish komandant Supren të NATOs, miq të vërtetë të shqiptarëve.
Gjenerali Clark komandanti NATOs që drejtoj luftën për clirimin e Kosovës nga pushtimi dhe bgenocisi Serb.
Gjenerali Jones nga Pentagoni si këshilltar ushtarak i Sekretarit Cohen. Më tej si komandant Suprem i NATOs mbështeti reformat në Forcat e Armatosura dhe si Këshilltari për Sigurinë i Presidentit Obama antarlsimin e Shqipërisë në NATO në vitin 2009.
Po ashtu me ish Kryeministrin e Kanadasë Stephen Harper i cili mbështeti dhe ndihmoj antarlsimin e Shqipërisë në NATO, kryetar i IDU ku është anëtare Partia Reoublikane
Liam Fox deputet Britanik, ish Ministri Mbrojtjes si dhe ish Minister për tregetinë ndërkombëtare, një nga përfaqësuesit më në zë zë konservatorëve Britanik. Ndamë shqetësimin e përbashkët për ndikimin Rus dhe Kinez në rajon, si dhe përpjekjet për të rikthyer tensionet dhe konfliktet në rajonin e Ballkanit
