Betohet sot për president, Presidenti i Këshillit Europian uron Bajram Begajn
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2022, 09:43
Vetëm pak orë para marrjes së detyrës, kanë ardhur urimet e para nga ndërkombëtarët për Bajram Begajt, i cili do të marrë mandatin e presidentit për 5 vitet e ardhshme.
President i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka uruar Begajn duke i thënë që presin të ndërtojnë së bashku të ardhmen e përbashkët, duke qenë se tashmë për Shqipërinë janë hapur dhe negociatat.
"Urime Bajram Begaj marrja e detyrës si Presidente e Shqipërisë Me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët."- shrkuan ai.
