Shkodra merr në mbrojtje policin. Qytetarët në mbështetje të efektivit Saimir Rrustemi
Familjarë, koleg dhe qytetarë janë mbledhur me pankarta në duar përpara Gjykatës së Shkodrës për të mbështetur efektivët dhe ish-efektivët e policisë së Shkodrës.
Ata tregojë se pse i janë bashkuar protestës dhe pse kërkojnë lirimin e efektivit Saimir Rrustemi
“Është e turpshme që figura e Simirit. Ne e njohim të gjithë në Shkodër. Ka qenë një shef përgjegjës dhe bashkëpunues me qytetarët. Jemi sot ta mbështesim. Ne ja lëmë në dorë drejtësisë por drejtësia ka për të treguar që ai ka të drejtë. Ky person është i mbështetur nga qytetarët sepse gjithmonë i ka mbështetur qytetarët dhe ato që janë punëtorë e të përgjegjshëm.”
“Jam këtu për shef Saimirin. Ne e kemi shok këtu e 20 vjet. Kam ardhur prej Tirane, është person i përgjegjshëm, i disiplinuar, që na është gjendur gjithmonë. Në çdo punë që ka bërë ka dhënë më të mirën e vetë. Këtu ka bërë vetëm punën e tij.”
“Sot jam në protestë që të që të mbrohet e drejta e personave të ndershëm të Shkodrës që punojnë me përkushtim. Është figura e pastër e nderuar e Saimirit që më ka bërë të vij këtu. Mendoj që të bëhet edukatë që çdo personalitet çdo figurë e Shkodrës të mbrohet jo të shitet dhe qytetarët të dalin gjithmonë ti mbrojnë figurat e veta. Shkodra po degradon. Shef Saimiri ka qenë figura që ka përfaqësuar qytetarinë, ndershmërinë. Çdo detyrë e ka kryer me përkushtim maksimal.”


