Fier/ Sherri për tymin në dritare përfundoi në përleshje me thika, vdes babai, djali në spital

Sherri për tymin e mbeturinave i bëri hasëm dy familje fqinje në fshatin Qënas të Fierit.

77-vjeçari Haxhi Balla që u sulmua me thikë të mërkurën, 20 korrik 2022, nga Armando Boriçi, ndërroi jetë sot në spital.

I moshuari, nuk u mbijetoj plagëve, ndërsa i biri Aleksi, 53 vjeç që po ashtu u godit me thikë, mbetet nën kujdes mjekësor.

Gjithçka nisi teksa babë e bir kishin ndezur një zjarr afër banesës, ndërsa tymi kishte shkuar deri tek banesa e 38 vjeçari Armando Boriçi.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ky i fundit ka dalë nga banesa dhe fillimisht ka bërë debat verbal me Haxhi e Aleks Ballën, e më pas debati ka agravuar në përleshje fizike mes tyre.

Boriçi mësohet se më pas ka përdorur edhe mjetin prerës thikë, dhe ka goditur disa herë babë e bir. Të cilët u dërguan në spitalin e Fierit.

Blutë arritën të ndalonin autorin e ngjarjes më 20 korrik 2022 , ndërsa sot atij do ti komunikohet edhe akuza e vrasjes.