Finalizohet me sukses ndërhyrja nga ajri, shuhet zjarri në fshatin Berzanë në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2022, 20:10
Operacioni nga ajri për shuarjen e zjarrit në fshatin Berzanë pranë urës së Zogut në Lezhë përfundoi me sukses.
Shuarja e zjarri u bë falë punës profesionale të komandantit të Bazës Ajrore të Farkës.
Tani janë trupat tokësore që po bëjnë ‘krehjen ‘ e vatrës së zjarrit të fikur.
Në operacion morën pjesë edhe dy zjarrfikës, 60 ushtarë dhe personeli i emergjencave të Bashkisë Lezhë.
