Berishën apo Ramën? Ja kë do mikpriste më mirë Kryebashkiaku i Sarandës në qytetin jugor

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ishte i ftuari i kësaj të mërkure në emisionin e “Ora Verore” në RTV Ora, nën moderimin e Ronaldo Sharkës dhe Feride Kuqit.

I pyetur se kë do të mikpriste më mirë, në Sarandë, Kreun e PD-së Sali Berisha, apo Kryeministrin Edi Rama, Gurma tha se me këtë të fundit i ka marrëdhëniet më të mira.

 “Të gjithë e kanë të drejtën në Sarandë, Rama, Berisha dhe kushdo tjetër, por me Ramën kam një marrëdhënie më të mirë. Berisha do ishte i mikëpritur sepse ne na bashkon dhe profesioni, unë jam mjek në profesion."- tha ai.