Skafi dha sinjalin SOS afër Karaburunit, shpëtohen dy familjet kosovare

Dy familje kosovare janë shpëtuar mbrëmje e djeshme nga policia Kufitare pas kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim SOS nga dy familjet kosovare që ishin duke lundruar në det, me një motoskaf, në afërsi të Gadishullit të Karaburunit, Vlorë, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, pasi mjeti kishte pësuar defekt," njoftoi policia.

Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, 5 shtetasit kosovarë, midis tyre dhe një fëmijë 2 vjeç, të cilët aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.