Kryebashkiaku i Sarandës tregon nëse do të ketë apo jo plazh nudo në Sarandë

I ftuari i emisionit “Ora Verore” këtë të mërkurë ishte kryebashkiaku  Adrian Gurma, ku ka treguar nëse do të ketë apo jo një plazh nudo në Sarandë.

Ai tha se deri më tani nuk kanë pasur kërkesa për një plazh të tillë, por nuk përjashtoi mundësinë që kjo mund të bëhet në të ardhmen.

Ronaldo Sharka: E keni menduar ndonjëherë që Saranda mund të kishte një plazh nudo?

Adrian Gurma: Ne jemi të angazhuar që të japim aksesin më të mirë për turistët në plazhet publike  dhe jemi këtu të fokusuar. Deri më tani s’kemi pasur një kërkesë të tillë, por në varësi të situatës ndoshta dhe mund të ketë një plazh të tillë.