Elisa Spiropalin apo Grida Dumën? Habit me përgjigjen Kryebashkiaku i Sarandës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2022, 20:34
Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ishte i ftuari i kësaj të mërkure në emisionin e “Ora Verore” në RTV Ora, nën moderimin e Ronaldo Sharkës dhe Feride Kuqit.
Teksa është pyetur se kush do ishte e mirëpritur në Sarandë, ministrja Elisa Spiropali apo Grida Duma, kryebashkiaku u përgjigj:
Elisa është nga zona jonë, kështu që është e mirëpritur, por edhe kushdo zonjë qoft nga PD apo PS apo cilado forcë e tjetër politike, të gjithë janë të mirëpritur.
