Afera 420 mln euro e incineratorëve, Berisha: Nëse SPAK do merrej me trungun, Rama do ishte në qeli

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i kujtoi nga Durrësi kryeministrit  Edi Rama aferën korruptive 420 mln euro të inceneratorëve.

Ai tha se Rama e ka firmosur aferën e madhe me negociata të mbyllura dhe nëse SPAK do të hetonte si duhej kryeministri do të ishte pas hekurave.

Berisha: 420 mln euro aferë të djegësave e firmosi Edi Rama. Nëse lexoni akuzën e prokurorisë fillon, 'për përdorim të paligjshëm në prokurim dhe korrupsion'. Rama ka firmosur aferën e madhe me negociata të mbyllura, e cila është e kundërligjshme, që ja kanë kundërshtuar dhe Prokurimet Publike. SPAK nuk merret me trungun, se po të merret, Rama përfundon në qeli. merret me degët, si ka shpërndarë Lefteri, ka vjedhur padyshim. Nuk kapet nga erdhi kjo aferë. Ai firmosi me negociata të mbyllura. Ndodh gjithçka por jo pse u hap çështja, nuk hetohet. S’ka njeri më të rrezikshëm se ai. Rreziku i vërtetë i Shqipërisë.