Me pushkë pa leje në shtëpi, arrestohet 46 vjeçari në Elbasan

Një 46 vjeçar është arrrestuar ditën e sotme në Elbasan, pasi në banesën e tij iu gjet një armë zjarri pa leje.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

K. R., 46 vjeç, banues në Elbasan, iu gjet në banesë një armë zjarri pushkë pa leje, dhe një armë të ftohtë, thikë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e "Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.