Adrian Gurma: Turistët nordikë zgjedhin të jenë banorë rezidentë të Sarandës, ja si janë çmimet e pronave
I ftuari i emisionit “Ora Verore” këtë të mërkurë ishte kryebashkiaku Adrian Gurma, i cili ka folur rreth çmimet e shtëpive në Sarandë.
Ai tha se të huajt ngelin të mahnitur nga Saranda, dhe për këtë shkak shumë prej tyre zgjedhin të bëhen rezidentë të Sarandës.
Sipas tij qytetin bregdetar e zgjedhin banorë të moshës së tretë, ndërsa tregoi se si variojnë çmimet e pronave në qytet.
Adrian Gurma: Të gjithë ata që vijnë në Sarandë, kryesisht ata të huaj, afeksionohen me Sarandën dhe duan që të jenë banorë rezidentë. Ne kemi dhe turistët nordikë që janë një pjesë e veçantë e turistëve që vijnë vizitojnë Sarandën dhe një pjesë shumë e madhe e tyre bëhen banorë rezidentë të Sarandës.
Janë kryesisht banorë të moshës së tretë, e shohin si një mundësi të artë për të jetuar një pjesë të vitit. Çmimet janë sipas kategorive, sa më afër detit çmimet janë më të larta.
