Korçë, foshnja dy muajshe lëndohet nga rrëzimi i dritares, po mjekohet në spital
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 20 Korrik 2022, 22:39
Një foshnje dy muajshe është lënduar aksidentalisht në Korçë.
Policia thotë se rreth orës 21:35, në Spitalin e Korçës, është çuar nga prindërit e saj për mjekim një foshnjë rreth 2-muajshe që dyshohet të jetë lënduar aksidentalisht në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje.
Ora News mëson se foshnja është vajzë. Ka qenë bashkë me të ëmën në divan kur ka rënë dritarja.
E ëma ka shpëtuar pa lëndime. Foshnja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

