Berisha akuza Ramës: I është vërsulur portit të Durrësit duke marrë 1 mln metër katrorë, kërkon të implikojë NATO-n

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama, se i është vërsulur portit të Durrësit për të bërë një projekt, që sipas tij, është korruptiv.

Gjatë një takimi me të rinj dhe intelektualë në qytetin bregdetar, kreu i PD-së tha se Rama kërkon të marrë 1 mln metër katrorë që do ti kushtojnë nga 1 mijë euro çdo banori.

Ish-kryeminstri shtoi se Rama po kërkon të implikojë dhe NATO-n, me pretekstin e ndërtimit të bazës ushtarake.

Sali Berisha: I është vërsulur portit të Durrësit, port i cili është një pasuri përrallore e Durrësit. Duke e çuar portin në Porto Romano. Merr me kompaninë e Emirateve të Bashkuara 1 mln metër katrorë. I thonë qytetarëve të Durrësit, 1 mijë euro për banorë. Përse nuk i bën aksionerë? Me të vërtetë porti mund të spostohet, por ktheji në aksione.Tokë publike është ajo, si mund ta përvetësosh atë? Si mund t’ia japësh ti? Në mënyrë absolute ke aksione. Do të implikojë NATO-n. Është i pandalshëm dhe i pangopur. NATO thotë që do marrë pjesë në një port të mahnitshëm. Se ku janë portet e mahnitshme, i dinë mirë shqiptarët. NATO nuk bie në këtë pozicion. Dhashë këtë shembull, ky nuk ka kufij, nuk ka të ndalur. Ky njeri, firmosi 420 mln euro aferë të djegësave.